Në qershor të këtij viti, Jonida Vokshi u bë nënë për herë të dytë.
Moderatorja solli në jetë një djalë të cilin vendosën ta quanin Ian së bashku me partnerin e saj.
Jonida ka preferuar që gjatë gjithë kësaj kohe ta mbajë portretin e të birit larg syrit publik, ama këtë të shtunë ajo ka publikuar një foto ku Ian duket për herë të parë me fytyrë, ndërsa në krahë mban edhe motrën e tij.
“Po ju prezantoj këtë bukuroshin! E rrëzoi babin e vet nga froni
P.S: Faleminderit për këtë foto babi. Më e bukura që kam prej sa kam lindur”, shkruan Jonida krahas postimit.