Në punatën e sotme të programit “Më lër të flas” i ftuar special ishte ish-futbollisti i Kombëtares Lorik Cana.
Ndër pyetjet e shumta për Lorikun, ishin përgatitur edhe disa sfida nga dy binjakët Veshaj.
Një prej tyre ishte të telefononte kryeministrin Edi Rama për t’i thënë se i ra gabimisht, sfidë që Loriku pranoi ta bënte.
Gjatë telefonatës u përfshi edhe Donaldi, për të cilin zoti Rama nuk e kurseu një ngacmim.
“Martohu një herë pastaj flasim“- i tha kryeministri pasi Donaldi e ftoi publikisht për t’u bërë pjesë e emisionit.