Duket se komenti i balerinës së Armaldo Kllogjerit për Luiz Ejllin vazhdon ende të ndikojë në marrëdhënien e tyre.
Me të thënë se Armaldo ka një ndjenjë dashuri -urrejtje për Luizin, tenori i mbajti mëri balerinës së tij e madje e hoqi edhe nga Instagrami.
“Heqja nga Instagram-i më ka mërziur, që vjen turivarur në prova më ka mërzitur, mënyra si më drejtohesh në skenë më ka mërzitur”, tha ajo gjatë provave.
Ndërsa këtë të premte artisti kërceu në ritmet e këngës së tij, “O jetë”, që solli atmosferë në skenë, vazhdoi edhe përplasjen me balerinën në skenë.
Bora: Jeni bërë prap follow ju të dy?
Armaldo: Jo, epo se kur të flet goja para mendjes…
Më pas balerina e tij, Mariana, i merr mikrofonin Armaldos tek shprehet se vetëm për respekt të mundit dhe lodhjes së saj për ta mësuar të kërcejë, ai nuk duhet ta kishte bërë kurrë këtë veprim.