Dea Mishel ishte e ftuar në punatën e sotme të programit “Më lër të flas”, ku foli si rrallë herë për jetën e saj private përpos asaj profesionale.
Në këtë bisedë Dea qeshi, qau, si dhe bëri disa deklarata që tërhoqën vëmendje.
Në fillim të programit ajo i bëri një ngacmim Erjona Rusit, në formë shakaje, tek e pyeti nëse ka ndonjë gjasë që t’ia marrë punën vitin tjetër.
Dea: Doja të të pyesja, si të jam dukur në prezantim?
Erjona: Në prezantim? Mirë mirë
Dea: Ka ndonjë gjasë të ta marr punën vitin tjetër?
Erjona: (qesh) Shiko, po duhet të kesh këllqe. Unë e di se si e mbaj shpirtin ndër dhëmbë sa herë më vjen për të qarë në këtë studio dhe më ndodh gjithmonë. Por e di si është puna? Nuk mund ta bëj përjetësisht këtë punë, kështu që pse jo?
Dea: Bëj shaka, më pëlqen shumë dhe prandaj kam ardhur këtu sot
Kujtojmë se Dea aktualisht është bashkmoderatore e rubrikës “Influencer” në “E Diell” së bashku me Argjira Spancën.