Olsa Muhameti ishte një nga të ftuarat e panelit të “Më lër të flas” gjatë puntatës së sotme, ku po diskutohej rreth të rinjve të cilët nuk krijojnë familje.
Si një grua beqare e cila nuk ka fëmijë, Olsa po tregonte për arsyet e veta të këtij vendimi.
Mirëpo, binjakët Veshaj kishin vendosur t’i bënin një rreng autores.
Tek diskutonte me anëtarët e tjerë të panelit, Olsa filloi të mos ndihej mirë dhe të kishte vapë, aq sa u ngrit nga kolltuku duke e lënë diskutimin përgjysmë.
Më pas, ishin binjakët ata që i treguan se i kishin bërë një rreng duke vendosur një rezistencë tek kolltuku i saj.
Mesa duket Olsa nuk e përjetoi aspak mirë këtë situatë pasi u shpreh se po i binte të fikët.