Arjon Muça baba për herë të parë, motra i zbulon sekretin por e fshin shpejt

Arjon Muça është bërë baba për herë të parë dhe lajmin e morëm vesh nga motra e tij.

Moderatori i cili aktualisht është pjesë e programit “Shqipëria Live” e ka mbajtur gjithnjë jetën private larg syrit publik.

Ma vodhe zemrën. Mirë se erdhe më e vogla e familjes Muça. Halla të premton se do të jetë gjithmonë pranë teje, shoqja e zemrës time. Të duam pafund”, shkruan motra e Arjonit në një postim, Frensi Muca.

Mirëpo, nuk dihet arsyeja pse kjo e fundit vendosi t’a fshijë shpejt këtë postim e tashmë nuk gjendet më në profilin e saj.