Këngëtarja Dafina Zeqiri mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në “Festivalin e Këngës” në Prishtinë ku zgjedhur të performojë për publikun këngën e saj të titulluar ‘Veç ti ’.
Urimet nuk kanë munguar për këngëtaren dhe diçka që mori vëmendjen e të gjithëve ishte veprimi që bëri Kreshnik Gjergji, i cili prej kohësh tashmë aludohet të jetë në një lidhje më artisten.
Bisnesmeni i njohur e ka postuar Zeqirin në instastory duke i vendosur asaj një kurorë, më pas këngëtarja e ka bërë repost “story-n” e tij duke e shoqëruar me shenjen e infinitit dhe një zemër çka lë të kuptohet një dashuri e pafundme.
Dyshja janë parë disa herë bashkë madje ajo e ka postuar edhe në rrjetet sociale.