Emily Ratajkowski është në një romancë të re me aktorin francez Stéphane Bak.
Ata janë parë duke shkëmbyer puthje pasionante në Paris, pas një takimi romantik.
Modelja kishte veshur një pardesy lëkure ngë ngjyrë vishnje dhe një fund të gjatë në ngjyrë ulliri me çizme të gjata me takë, ndërsa aktori pantallona cargo, një bluzë dhe xhaketë xhins.
Emily ka rrëmbyer vëmendjen mediatike për shkak të marrëdhënieve dhe puthjeve të saj me Harry Styles, Pete Davidson dhe Jack Greer.