Kendall Jenner rrëfeu së fundmi se shëndeti i saj mendor ka ndikuar te interesi për t’u bërë nënë.
Në episodin e ri të “The Kardashians”, 27-vjeçarja u shpreh se ajo nuk po nxitohet që të ketë fëmijë, edhe pse të gjitha motrat e saj janë bërë nëna.
Teksa fliste me Scott Disick – babai i tre fëmijëve të Kourtney Kardashian – Kendall tha se kishte nevojë për ndihmë për t’u kujdesur për qenin e saj trevjeçar, Pyro.
“Ai është thjesht i egër. Unë kam probleme serioze me të. Betohem se ai ka një ankth shumë të keq ndaj ndarjes. Unë kam ankth dhe mendoj se ai ka ankth.”
Pasi pretendoi se “ndoshta [ajo është] problemi” për qenin dhe pyeti nëse Pyro “ndjen ankthin e saj”, Disick e pyeti: “A ke kaq shumë ankth?”
Jenner pranoi se kishte shumë probleme me shëndetin mendor, duke thënë se ankthi “ka qenë vërtet i keq kohët e fundit”. Modelja vuri në dukje se ankthi ka ndikuar te ndjenjat e saj për t’u bërë nënë. “Është një nga arsyet pse unë kam frikë të kem fëmijë,” shtoi më pas. Jenner rrëfeu se është e shqetësuar se si ankthi mund t’i vazhdojë gjatë gjithë jetës.
“Sinqerisht, pjesa më e frikshme për mua është, mendoj, a do të përkeqësohem gjatë gjithë jetës? Sepse ndihem sikur është më keq se kurrë tani. Dhe mendoj që, sa më shumë të rritem, a do të bëhet më keq, më keq dhe më keq?”
Në maj të vitit 2021, Jenner zbuloi për Vogue se ka pasur raste kur ankthi e ka bërë të ndihet sikur duhet “të dërgohet me urgjencë në spital” sepse kishte probleme me frymëmarrjen.
Megjithatë, në të kaluarën, Kendall është shprehur se mund të bëhet nënë kur të jetë 28 apo 29 vjeç.
Aktualisht, supermodelja po jeton një histori dashurie me Bad Bunny-n.