72 orët e Xhoanës në vilën e dashurisë kanë përfunduar dhe është koha që ajo të marri një vendim. Në episodin e sotëm të Love Island Albania,, një mesazh mbërrin në vilë ku ndër të tjera thuhej:“72 orët në vilë po mbarojnë, Xhoana duhet të marrësh një vendim.”
Pas mesazhit Xhoana lajmëron se do të largohet nga vila pasi nuk ka asnjë interes për asnjë nga djemtë e Love Island Albania dhe se ka nisur një njohje jashtë.
Ndër të tjera ajo ka shtuar:“Jam e lumtur që ky rikthim mu dha si mundësi dhe që e kam kaluar me njerëzit që meritojnë më shumë nga unë. Nuk dua të zgjedh asnjë nga djemtë e vilës pasi nuk kam ndjenja për askënd më këtu, kisha ardhur vetëm për një sqarim me Arlindin. Unë kam vazhduar një njohje jashtë dhe nuk mund të vazhdoja pa u sqaruar një herë më Arlindin. Mendoj që ka ardhur koha që unë të iki.”
Burimi: RTV Klan