Nëse kishit menduar që Luizi ka përgjigje për çdo gjë, mbrëmjen e kaluar këngëtari ka pranuar që për herë të parë nuk ka ditur se si t’i përgjigjet një pyetjeje që i është bërë nga publiku.
Teksa ka qënë duke dhënë fjalimin e tij në lidhje me suksesin e filmit, dikush nga publiku i është drejtuar Luizit, duke e pyetur: “Ku e ke Oltën o Luiz”?
Ndërkohë që kjo pyetje ka krijuar të qeshura tek të pranishmit, Luizi është përgjigjur:
“Hera e parë që jam pa fjalë. Tani të kanë porositur për këtë pyetje apo e the vet? Je i vetëdijshëm çfarë ke pyetur domethënë? E forta është se isha duke i thënë direkt që e kam në shtëpi se jam më mësuar që kur më pyesin për Kiarën, iu them direkt që e kam në shtëpi. Nuk e di se ku është por edhe nëse e di, nuk ta tregoj”.
Pas kësaj atmosfere që u shoqërua me shumë të qeshura nga publiku, Luizi ka vijuar fjalimin tij, duke falenderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen e treguar për filmin dhe për rolin e tij të parë si aktor.
Ndër të tjera ai ka treguar një vlerësim tepër të madh për aktorin e talentuar, Ylber Bardhin, duke u shprehur se ai është lezeti i këtij filmi dhe përveç faktit që e ka vëlla në film, ai ka shtuar se tashmë Ylberin e ka vëlla edhe në realitet.