Klajdi Haruni po shijon ditët e para si baba për herë të parë.
Partnerja e tij Orgesa solli në jetë një vajzë, të cilën vendosën ta quajnë Hea.
Teksa foli për ndjesitë që po përjeton, Klajdi tha se ka marrë shumë dhurata teksa zbuloi se Flori Mumajesi i dhuroi melodinë që ata e përdorën për video-n, ku ndanë edhe lajmin e bukur me publikun në Instagram.
Flori mesa duket e paska realizuar pikërisht në ditën kur Haruni i dha lajmin që do bëhet baba, i frymëzuar nga fjalët e tij.