Orinda Huta ka qenë ‘preja’ e rradhës së “telefonatës kurth” në “Top Albania Radio”.
Huta iu përgjigj telefonatës së Anxhelës, prezantueses së emisionit, e cila ka pretenduar se e njeh bashkëshortin e saj, Turjan Hysko, prej dy vitesh.
Më tej, Anxhela e ka vazhduar bisedën duke i thënë se Turi e ka lënë shtatzënë.
Orinda e ka dëgjuar duke mos reaguar dhe më pas i thotë “ah sa keq më vjen për ty”. Madje kur Anxhela i thotë se nuk do e heqë fëmijën, Huta thotë ‘sigurisht që jo se është mëkat’, duke i thënë më pas se mund t’a mbajë ajo.
Këtu ndërhyn Visjani, i cili i thotë se është Turi por që Orinda e kuptoi se nuk është ai. Ndërsa e pyetur nga Salsano nëse e kishte besuar në ndonjë moment atë që i tha Anxhela, moderatorja e njohur u përgjigj se jo.
Anxhela: Unë jam Erjola, jam një e njohur e Turit.
Anxhela: Se në fakt e kam i çik me siklet që të mora në telefon, po ka arritur një pikë që duhej t’a ndaja me patjetër këtë shqetësim që kam. Unë e njoh Turin që para dy vitesh nga Këshilli Bashkiak. Numrin tënd e mora nga ai. Turi ka diku te 3 javë që më mua ka bllokuar numrin dhe nuk kam asnjë mundësi që t’a kontaktoj. Edhe kur mundohem me numra të tjerë m’a mbyll e thotë ‘nuk dua të kem më me ty të bëj’.
Orinda: Po pse t’a ka bllokuar moj xhan?
Anxhela: Shiko, ne pasi u njohëm dy vite më parë, nisëm të flisnim goxha më shumë, u afruam. Nisëm një lidhje të fshehtë
Orinda: Ëhë edhe? Pse të ka bllokuar ty?
Anxhela: Tani më ka bllokuar se i tregova se jam…
Orinda: Shumë mirë ka bërë, ça do ti tani?
Anxhela: Nuk është kaq kollaj, se unë jam 5-muajshe shtatzënë.
Orinda: Ah sa keq më vjen për ty.
Anxhela: Edhe këtë ia thashë para 3-javësh kur më bllokoi.
Orinda: O sa keq, shumë keq më vjen për ty. Po mirë, kur të mundesh të lidhesh me Turin, lidhu kur të duash, edhe gjejeni gjuhën e njëri-tjetrit
Anxhela: Nuk kam si të lidhem me të, ai nuk pranon të lidhet me mua që të flas. Të paktën të mbajë përgjegjësi për fëmijën. Unë këtë fëmijë nuk do t’a heq, kjo është pak por e sigurt.
Orinda: Po patjetër, fëmija nuk mund të hiqet kurrsesi se është mëkat. Për Zotin është mëkat. Është se si të vriste një njeri. Sigurisht që nuk do e heqësh, është gjynah.
Anxhela: Tani vetëm nëse unë vij në shtëpinë tuaj ose do të lërë ty pastaj.
Orinda: Ça do më lësh, do më lësh bebin? E mbaj, nuk ka problem.
Anxhela: Jo, të të lërë ty dhe të vij tek unë.
Orinda: Nuk do më lërë mua, do e lë unë.
Orinda: Se kam me ty e kam me kalamanin që kam përballë.
Visjani: Thashë se më the mua se Turi jam.
Orinda: Po vetëm Turi nuk je ti.
Visjani: Orinda, o e ke kuptuar se jemi Top Albania Radio o nuk ka mundësi domethënë.