Pas largimit nga “Grande Fratello”, Heidi Bacin mund ta shohim si konkurrente në “Big Brother VIP Albania”.
Siç thekson një përdorues në Twitter, Heidi ka filluar të ndjekë në Instagram shoqen më të mirë të prezantueses së “Big Brother Albania”, Xhemi Shehun.
“Në Shqipëri të gjithë flasin për mënyrën sesi u trajtua situata dhe do të donin t’i jepnin Heidit një shans për të jetuar përvojën që donte aq shumë pa presion.”-shkruhet në status.
Pra, ka dyshime se drejtuesit e “Big Brother VIP Albania” që pritet të nis së shpejti po mendojnë të kenë konkurrente Bacin, duke i dhënë kështu shansin të jetojë pa presion eksperiencën që ka dëshiruar.
“Big Brother” mund të fillojë mes nëntorit dhe dhjetorit, kështu që ka ende pak kohë. Prandaj, ka gjithashtu kohë për të gjetur ndonjë marrëveshje nëse lajmi i raportuar është i vërtetë.
Ndërkohë fansat e Bacit janë shumë të lumtur që i lexojnë këto thashetheme dhe shpresojnë që kjo të ndodhë.