Transgjinorja Edona James është deri tani një prej banoreve më të komentuara të “Big Brother VIP Kosova”, deklaratat e së cilës kanë marrë shumë vëmendje.
Së fundmi, gjatë një bisede me banorët ajo ka habitur tek ka shprehur dëshirën për t’u martuar me Bleron.
“Blero pe don tash një të pjekme” u shpreh Edona.
Mirëpo, kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga babai i Bleros, i cili ka reagur në rrjete sociale lidhur me komentin e transgjinores.
Bajram Muharremi ka lënë një koment për banoren në një postim që është bërë në median e Kosovës ‘Klan Kosova’ në Facebook.
“Edona e ka vendin në Psikjatri, jo aty…” shkroi ai.