Ditën e sotme në “Big Brother VIP Kosova” ka patur ngjarje të reja dhe interesante.
Teksa qëndronte në oborr, Blero ka shpërthyer në lot teksa ka folur për të dashurën e tij e ngushëllimin e ka gjetur nga Edona e cila e ka përqafuar.
“Ishalla më sheh dhe e kupton që jam okej”, tha këngëtari, ndërkohë Edona e pyeti se përse e ka këtë mendim.
Në një moment, artisti tregon me duar se ka një krizë mes tij dhe të dashurës ndaj dhe ai ka shpërthyer në lot.
Para futjes në Big Brother VIP Kosova, në media qarkullonte lajmi se ai dhe e dashura e tij ishin ndarë e dyshimet për këtë u nxitën nga vetë postimet e këngëtarit.