Para pak javëve Klajdi Haruni dhe partnerja e tij, Orgesa, u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën në jetë një vajzë që e kanë quajtur Hea.
Lajmin e ndau në mediat sociale vetë artisti, duke publikuar një foto të duarve të tij dhe Orgesës me të voglën e tyre. “Bekim jete!”- shkroi ai krah fotos.
Në një intervistë të fundit me “Top Albania Radio” artisti ka treguar më shumë për jetën e tij si baba. I pyetur se pse kanë zgjedhur emrin Head he cili është kuptimi i këtij emri të veçantë, artisti zbuloi:
“Për mua dhe për nusen ka qenë shumë e veçantë si histori. Kemi parë një listë me 10 emra dhe ndaluam të dy tek emri Hea. U munduam që të gjenim ndonjë më të bukur por ky ishte dashuri me vendim dhe shikim të parë si thuhet. Hea do të thotë mirësi, hijeshi pra të mirë si mami dhe babi. Emër korean.“
Duke u ndalur te jeta familjare, dhe nëse janë mësuar me ndryshimin e rutinës, Klajdi rrëfeu se po e shijon shumë këtë fillim të ri që po i duket si ëndërr.
“Po e shijojmë, normalisht me ato vështirësitë e veta të fillimit. Unë po e shijoj shumë, është edhe shumë herët për të folur por akoma nuk e kam marrë veten tamam më duket vetja si në një ëndërr shumë të bukur që na ka bekuar Zoti. Po e përjetojmë dhe po e përballojmë shumë mirë për momentin. Po ia dalim, mendoj që jam një baba që ndihmoj por varet edhe si mendon mamaja.”
Por, kujt i ngjan më shumë Hea?
“Mendoj që është një mix midis të dyve. Njerëzit e Orgesës thonë që i ngjan asaj ndërsa njerëzit e mi thonë: “Ua kopje si ti”.“