Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se ylli i Kombëtares ishte “beqar”.
Kjo pasi në një intervistë, i pyetur nëse i ka rrëmbyer zemrën ndonjë vajzë, pas gjithë kësaj mbështetje të madhe nga shumë fanse, Seferi tha: “I falenderoj të gjitha vajzat për mbështetjen. Jo nuk ma ka rrëmbyer ndonjëra zemrën. Me thënë të drejtën më kanë shkruar shumë vajza”.
Por, ai po fliste për fanset e reja. Sepse në fakt është në një lidhje dashurie. Madje, partnerja e tij festoi ditën e djeshme edhe ditëlindjen.
Me atë rast sulmuesi e ka uruar në rrjetet sociale, ku i bëri një dedikim shumë romantik. “Gëzuar ditëlindjen njeriu më i bukur në jetën time. Të uroj më të mirat. Të dua shumë!“- shkroi ai.
Ndërsa sot është zbuluar edhe identiteti i saj.
Ajo quhet Arjeta Demiri dhe madje vetë Seferi më herët e ka publikuar në Instagramin e tij.
Më saktë ka publikuar një story ku ajo e mbështet në ndeshjen ndaj Republikës Çeke.
Krahas imazhit Arjeta shkruante: Shumë krenare për ty dashuria ime.