Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në gjimnazin “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës. Sipas raportimeve, një gjimnazist qëlloi me karrige në kokë mësuesen e tij. Ajo ka përfunduar në spital për të marrë mjekim teksa mësohet se ka marrë dëmtime të konsiderueshme në krah.
Burime për JOQ kanë deklaruar se sherri mes nxënësit dhe mësueses së tij të matematikës nisi për shkak të mungesave të shumta.
Mendohet se mësuesja i ka përmendur të atin e vdekur duke i thënë: “Për eshtrat e babait tat e timit nuk kam me të kalu!”. Dyshohet se ka qenë kjo shprehje që ka nxitur adoleshentin të dhunojë mësuesen me karrige.
Është dashur ndërhyrja e nxënësve të tjerë të klasës për të ndaluar të riun i cili është marrë nga policia.