Ditë më parë modelja e njohur, Arbenita Ismajli ndau me ndjekësit disa mesazhe me reperin Unikkatil, ku ai e ngacmonte.
Reperi i kishte shkruar Arbenitës në mesazhe tek i thoshte se mund ta ndihmojë të kalojë këtë periudhë dhe se çdo gjë do të mbetej private.
Pas disa përplasjesh virtuale, ku Unikkatil pretendoi se mesazhet të ishin të montuara dhe modelja vërtetoi të kundërtën, më pas ajo publikoi një video thumbuese për të.
“Ja si ndihem unë pasi kam shkatërruar egon e një mashkulli”- thuhej në videon e saj, të cilën shumë ndjekës nuk e pritën mirë.
Në seksionin e komenteve disa shpreheshin se Arbenita po sillet si një “pick me girl”.
Për ata që nuk e dinë, kjo frazë përdoret për vajzat që duan me doemos vëmendje në çdo gjë që bëjnë apo thonë.
Mirëpo, modelja i ka replikuar publikisht një prej tyre duke i shkruar në mënyrë ironike: “Po, sepse nuk e shita babain e fëmijës tek armiqtë, patjetër”
Kujtojmë se marrëdhënia mes Unikkatil dhe Fero nuk ka qenë aspak e mirë dhe dyshja kanë publikuar “diss-e” për njëri tjetrin.
Mesa duket Unikkatil ka pretenduar të përfitojë nga situata e divorcit të tyre, ama Arbenita nuk e ka ulur ish bashkëshortin e saj edhe pse tashmë janë në situatë aspak të mirë me njëri tjetrin.