Në një intervistë për “Një gotë rose” në MCN, ish-aktori i “Portokalli”, Rezart Veleshnja u shpreh se spektakli i humorit duhet të ndryshojë moderimin, sipas mendimit të tij.
Pa përmendur emrat e moderatorëve – Salsano Rapi, Xhemi Shehu dhe Fjoralba Ponari – Veleshnja tha se moderimi i “Portokallisë” është “i vjetër dhe klishe”.
“Mbase ka nevojë të ndërrohet moderimi. Për mua, moderimi është shumë i vjetër dhe është klishe. Rrotullohemi ku rrotullohemi dhe sërish hidhemi në të njëjtin vend. Që në momentin që dalin po të njëjtët njerëz, çfarëdo të bëjnë aktorët më të mirë, njerëzve nuk u ndryshon dot [mendësinë]. Kur del gjëja e re, thonë: ‘Prit, se mos ka ndonjë gjë të re’. Le të kenë aktorët gjëra të vjetra, kur është moderimi ndryshe…”
Në vijim shtoi:
“Nuk kam asgjë personale me asnjërin. Pse ndërrohet studioja, skenografia? Sepse [në të kundërt] njerëzit do të thonë se do të jenë të njëjtat gjëra. Hidhen 100 milionë a 200 milionë lekë dhe nuk ndërrohen dy njerëz. Çdo gjë ka ciklin e vet. “
Aktori foli gjithashtu i përlotur për largimin nga Top Channel pas 17 vitesh.