Pas skandali të tradhtisë, partneri i kryeministres italiane Giorgia Melonit, Andrea Giambruno humbi edhe punën.
Mediaset vendosi që gazetari i famshëm nuk do ta drejtojë më “Diario del Giorno”.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi të premten se ishte ndarë nga Giambruno.
“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati 10 vjet, përfundon këtu”, shkruante Meloni në llogaritë e saj në rrjetet sociale. “Rrugët tona kanë ndryshuar prej disa kohësh dhe ka ardhur momenti ta pranojmë një gjë të tillë”, shtoi ajo.
42 vjecari ishte prezantues i një programi që transmetohet në rrjetin televiziv ‘Mediaset’, pjesë e grupit mediatik në pronësi të trashëgimtarëve të të ndjerit Silvio Berlusconi, ish-Kryeministër dhe aleat i zonjës Meloni.
Një tjetër program televiziv satirik që trajton çështje aktuale në Mediaset transmetoi pamje video ku shfaqej Giambruno duke përdorur gjuhë vulgare ndaj një kolegeje grua, duke u vetëprekur, e duke flirtuar me të, ndërsa e pyeste në mënyrë retorike: “Pse nuk të kam takuar më parë?!