Disa javë më parë, ish-aktorja e “Al-Pazar”, Eriselda Shllaku, u bë lajm në portale pasi pretendonte se e kishte “ngacmuar” Luiz Ejlli.
“O yll je shumë simpatike“, ishte ky mesazhi që i erdhi aktores në një “Ask me a question”, por që në fakt ishte një adresë ‘fake’ me emrin e këngëtarit, që i shkruante asaj.
Sot, e ftuar në “Zgjohu me MCN”, ka qenë vetë aktorja e cila ka folur për këtë situatë.
Ajo u shpreh se foton e mesazhit e kishte postuar menaxheri i saj duke qenë se ishte një emër që përmendej kudo por ishte “në kuadër të lojës”.
Gjithashtu, Eriselda shtoi se ajo është mjaft e njohur prej vitesh tashmë dhe nuk ka nevojë të përdorë emrin e një personazhi për reklamë, madje personazhet e tjerë po e përdornin emrin e saj për reklamë.
Deklarata e plotë e aktores: