Kiara Tito është kthyer në një ndër moderatoret më të përfolura dhe të ndjekura, e cila numëron me qindra mijëra fansa në rrjetet sociale.
Aty ajo ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria apo kujtime nga fëmijëria, ashtu si pak më parë.
Moderatorja ka publikuar disa video në kohën kur ishte vetëm 4 vjeç, tek shihet duke kënduar e kërcyer.
Me një ëmbëlsi në fytyrë që e karakterizon edhe sot, Kiara na tregon edhe një video me fustan ‘nusërie’ tek shkruan: “Kisha fiksim të bëhesha nuse”.