Prej shumë muajsh tashmë Einxhel dhe Dagz janë prindër të një djali të quajtur Trev.
Dyshja u njohën gjatë pjesmarrjes së tyre në “Big Brother VIP” e shumë shpejt vendosën të bashkëjetonin dhe të bëheshin me fëmijë.
Mirëpo, ndjekësit janë kuriozë të dijnë se kur do ta veshë Einxheli fustanin e nusërisë.
Për këtë, ata pyetën partnerin e saj Dagz, i cili pati një përgjigje shumë interesante.
‘Kur të rritet Trev me na i pru unazat. Fëmiu tjetër do qajë ndërkohë’, është shprehur DJ duke lënë të kuptohet se kjo ditë nuk do jetë e largët meqë fëmiu i dytë është rrugës dhe Trev pas një viti e ca mund të jetë i gatshëm t’i sjellë unazat në altar.
Përgjigjia e Dagz la gjithashtu të kuptohej se Einxhel mund të jetë në pritje të ëmbël, ashtu siç po përflitet prej disa ditësh në rrjet.