Një emisioni televiziv në Spanjë, Antena 3, ka kontaktuar me kreun e një bande hajdutësh të shtëpive luksoze.
Isha unë ai që grabita shtëpinë e Cristiano Ronaldos në Portugali. Unë isha ai që grabita Johan Cruyff në Barcelonë”- ka thënë ai, duke i lënë pa fjalë bashkëpunëtorët dhe prezantuesin.
Shefi i bandës nuk kishte frikë nga asgjë, edhe pse është në kërkim. Në lidhje me grabitjen e shtëpisë së Karim Benzemës, ai ka theksuar se “ishte koha për t’u bërë”.
Më pas, ai ka treguar procedurën që kryen, në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas planit.
“Pasi e kam gjetur, e ndjek, e ndjek, mund të kalojnë muaj… Derisa gjej rastin të mos ketë njeri brenda. Unë nuk mund të gjej asnjë objektiv në Spanjë, nëse dikush nuk vjen të ma thotë.
Në rrjetet sociale po kërkojnë ora 300 mijë euro, 500 mijë euro, një milion, çmimi i arit është rritur aq shumë sa një kilogram flori vlen më shumë se një kilogram koka. Nuk ka njeri që mund të më ndalojë dhe asgjë që mund të më rezistojë”.
Las confesiones del capo de los ladrones que han asaltado casas de famosos como Johan Cruyff, Benzema o Cristiano Ronaldo. 🟠 #YAS23Octhttps://t.co/ZhljPoZwyW
— Y Ahora Sonsoles (@YAhoraSonsoles) October 23, 2023