Edona James është kthyer në një prej personazheve më të komentuar aktualisht.
Pjesëmarrja e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, e ka bërë Edonën një emër edhe më të njohur në vendin tonë.
Edhe interesimi për jetën e saj private është i madh, e Edona nuk ka hezituar që të tregoi me detaje edhe për ndërrimin e gjinisë.
Edona ndërkohë ka folur shumë më pak për babanë e saj, të cilin nuk e ka takuar prej vitesh.
Por, në një intervistë për RTV Dukagjinin, babai i Edonës nuk ka hezituar që të flas për fëmijën e tij.
“Nëna e saj është ndarë prej meje dhe i ka marrë fëmijët me vete, dytë i ka marrë dhe ua ka bërë letrat në Gjermani, unë kam qenë azilant nuk kam mundu të bëjë asgjë, më kanë kthyer në Kosovë, e kam shikuar jetën time, jam martuar dhe kam krijuar familje tjetër, i kam dy djem me gruan tjetër”, ka thënë ai.
“Ka kohë, kam harruar kur ka ndodhur më ka shkruar para dy jave a mundem me ma nxjerr një pasaportë, ky ka qenë kontakti i fundit”, tha babai i Edonës në lidhje me kontaktin me të.
Tutje ai ka treguar se nuk e ka takuar Edonën prej 23 vitesh, takimi i fundit ishte kur ajo ka qenë ende fëmijë.
“Prej fëmijrësi nuk e kam parë, kur është bërë femër nuk e kam parë, nuk kam parë ende asgjë, prej 2000 tash është 2023, qe 23 vjet”, pranoi ai.
Babai i saj nuk e ka mohuar dëshirën që të takohet me të pas rrugëtimit të saj në BBVK.
“Në Big Brother nuk kam qejf ta takoj, por pas Big Brotherit kam qejf me e taku”, u shpreh ai.