Alby Rydes, ish-aktore e filmave për të rritur, është një ndër 20 banorët e edicionit të dytë të “BBVK” dhe u është përgjigjur pyetjeve të konkurrentëve të tjerë, të cilët ashtu si gjithë ne, kanë qenë shumë kuriozë për ta ditur se si funksionon industria e pornografisë.
Si nisi e gjitha?
Një shoqja e Alby-t kishte nisur punë për të bërë video për filma +18. Kishte filluar prej disa muajsh dhe ia tregoi përvojën. Të dyja bënë planin për të gjetur një menaxher, për ta provuar dhe për të gjetur një kompani që do t’i merrte përsipër.
Si e gjetën kompaninë?
Në fakt, kompania i gjen vajzat. “Kur je vajzë e re, fytyrë e re, kanë kuriozitet”, u shpreh ish-pornostarja.
A kanë shumë punë pornostaret?
Po, kanë shumë punë!
Si funksionon xhirimi i videove?
Alby thotë se në fillim shkonte pa kontakt paraprak dhe pa i ofruar dikush punë, me shpresën se menaxheri do t’i gjente diçka. “Kur më gjente, shumicën e lekëve ma merrte ai, sepse donte pjesën e tij”, u shpreh ajo.
A ka raste kur mund të mashtrojnë menaxherët dhe kompania?
Po, ka raste të tilla. Pavarësisht se kishte një kontratë, ajo sërish binte pre e mashtrimeve dhe ka pasur raste kur ka bërë video dhe s’ka marrë asnjë lekë. Mashtrimi kryhej në këtë mënyrë: Ajo merrte pagesën me çek, por kur shkonte në bankë, çeku nuk ishte funksional.
Sa vendimmarrje ka pornostarja/i në përpilimin e kontratës?
Pothuajse fare. Gjithçka është me kontratë, sipas kushteve të kompanisë që të merr në menaxhim.
Po orari i punës?
Nuk ka orar specifik. “Ka punonjëse që e bëjnë çdo ditë” tha Alby. Vetë ish-pornostarja shkonte te kompania 1 herë në javë.
Si paguhen?
Paguhen për video, jo për orë pune.
Sa paguhen?
Fillimisht, pak a shumë disa mijë dollarë.
A mund t’i fshijë videot Alby?
Nëse ka kontratë dhe i blejnë videot, jo.
A e pengon fakti që ka bërë video erotike?
Jo, s’e pengon, sepse ka qenë e vetëdijshme për atë që ka bërë.
A ka kërkesa tani që ka hequr dorë?
Sipas saj, po, përditë e kërkojnë!
A do t’i rikthehej sërish këtij profesioni, edhe nëse i vjen një ofertë e mirë
Jo, kurrë!
A është penduar?
Po, sepse tani ka edhe fëmijë dhe mendon për gjërat që mund t’i thonë fëmijës në shkollë.
Pse Alby ka zgjedhur këtë rrugë?
Për të qenë e pavarur dhe për të mos u rënë në qafë të afërmve në aspektin ekonomik. Edhe për t’u treguar se mund t’ia dalë e vetme.
Me sa kompani ka punuar?
Me 3-4 kompani.
Sa video ka bërë?
Gjithsej 10-15 video, sipas saj.
Pse ndaloi së bëri video pornografike?
Sepse s’i pëlqente më si industri, nuk ndihej mirë.
Si arrinte të kryente marrëdhënie me personin tjetër me të cilin bënte videon erotike?
Alby thotë se e takonte në moment dhe se s’kishte asnjë ndjesi për të, ama, puna është punë dhe seksi në këtë rast ishte aktrim.
Si ndikon fama në këtë industri në rrjetet sociale?
Ish-pornostarja shpjegoi se përpos mbijetesës, fama në industrinë e pornografisë rrit numrin e fansave edhe në rrjetet sociale, të cilët janë të domosdoshëm në momentin që krijon diçka të veten.
A mund të kenë pornostaret lidhje normale?
Po, sigurisht. Alby ka qenë prej 5 vitesh e lidhur dhe ka pasur një raport normal.
A ka OnlyFans?
Po. Para 3 muajve ka hapur llogarinë në OnlyFans dhe gjithçka po shkon shumë mirë.
Si funksionon OnlyFans?
Alby thotë se funksionon si të dojë personi që e ka hapur llogarinë. Kur personi u dërgon video/ foto fansave, ata s’mund ta shohin deri në momentin që kryejnë pagesën. Ajo tha se ka menaxher që kontrollon gjithçka dhe se ajo thjesht krijon kontentin, i thotë se si të flasë me fansat dhe kaq e thjeshtë.
A fiton shumë?
Po, shumë!
Qëllimi i Alby-t me OnlyFans?
Të kompensojë lekët që ka humbur më parë, që të blejë një shtëpi, si dhe t’i paguajë shkollimin vajzës.