Mbrëmë, rreth orës 21:00, presidenti rus Vladimir Putin pësoi një atak kardiak. Lami u raportua në kanalin “Generale Svr”.
Putini ndihej i sëmurë dhe ndodhej në shtëpi: thuhet se dy truprojat e tij kanë dëgjuar zërat që vinin nga dhoma e gjumit e presidentit dhe e gjetën atë “të rrëzuar në dysheme”, pranë një tavoline me ushqime dhe pije.
Putin mori menjëherë ndihmën e nevojshme: mjekët kanë “risjellë në jetë” Putinin, pasi ai pësoi një arrest kardiak, dhe presidenti u rikuperua në dhomat e rezidencës së tij private të pajisura për urgjenca mjekësore dhe terapi intensive.
Gjendja e tij është e qëndrueshme, por Vladimir Putin do të qëndrojë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme mjekësore.
Sipas “General Svr”, ky incident “alarmoi seriozisht rrethin e ngushtë të presidentit”.
Sulmi në zemër, megjithatë, ende nuk është konfirmuar nga Moska.
/Revista Class