Një ndër banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova” që ka arritur të fitojë shumë shpejt zemrën e publikut është Gani Gërmia.
Madje ndjekës të shumtë shprehen se padiskutim ai do jetë fituesi i këtij sezoni.
E teksa shumë e krahasojnë lojën e tij me atë të fituesit të edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Albania’, Luiz Ejlli, në ‘prime-in’ e djeshëm Gani Gërmia është shprehur se nuk bën kurrsesi një lojë të tillë që 3 ditë gënjen e të tjerat ndryshon, duke ironizuar Ejllin.
‘Kam për t’i treguar Big Brother-ave të kaluar që nuk jam me rrejt ditë 3 e ditën e 7 ditët e tjera me fol e më bo si i depresionu’, tha ai.
A do reagojë Luizi për këtë deklaratë të banorit të BBV Kosova?