Paris Hilton pak ditë më parë prezantoj të birin me ndjekësit, por portreti i tij dhe kyresisht forma e kokës u paragjykua shumë nga ndjekësit.
E gjithë kjo kakofoni paragjykimesh i ka ardhur në majë të hundës Hilton dhe ka reaguar ashpër në rrjete sociale.
‘Ka ca njerëz të sëmurë në këtë botë. Engjëlli im gëzon shëndet të plotë. Sigurisht që do të bëhet mjek, ka një tru të madh.”– megjithatë kjo duket se nuk ishte mjaft dhe mes të tjerash, publikoi edhe një deklaratë në InstaStory, ku thotë:
“Jetesa në vëmendjen e publikut i bën komentet të pashmangshme, por të merren me fëmijën tim, ose me të kujtdo tjetër, është e papranueshme. Kjo më lëndon më shumë seç mund ta përshkruaj. Kam punuar shumë që të kultivoj një ambient që ka dashuri, respekt dhe pranim dhe pres të njëjtën gjë në këmbim. Phoenix është bota ime dhe është bekimi më i madh në jetën time. Çdo ditë me të më kujton se cilat gjëra kanë vërtet rëndësi.”