Gati 1 vit më parë Grida Duma mori një vendim për karrierën e saj, teksa prej dy sezonesh tashmë drejton “Top Story” në Top Channel.
Megjithatë, këtë sezon, ka pësuar një ndryshim të vogël formati i programit që ajo drejton, teksa Gridën e shohim gjithmonë e më pak të ulur dhe më shumë duke moderuar në këmbë, ndërsa ajo që ka tërhequr vëmendjen e shikuesëve është postura e saj, gati gjithnjë me dorën në xhep.
Ky qëndrim i Dumës është komentuar në rrjetet sociale, ndërsa mesa duket edhe ja përmendin shpesh edhe ndjekësit, teksa sot e ftuar në “Wake Up”, është pyetur pikërisht për arsyen pse ka zgjedhur këtë posturë, për të cilën edhe është kritikuar.
“Besoj se në gjestikulacionin e kujtdo për të krijuar fizionominë e imazhit të vetë, secili ka nevojë për një tik. Pra dikush ka nevojë për një stilolaps, dikush ka nevojë të mbajë telefonin në dorë, dikush të mbajë një letër në dorë. Një njeri i cili duhet të rrijë, ju e shikoni që “Top Story” tani nuk zhvillohet më ulur, apo në tavolinë. Unë kam qenë pro kësaj sepse mendoj që gjuha e trupit flet e gjitha kur komunikon sidomos një politikan”– tha ajo ndër të tjera.