Megjithëse kanë kaluar vetëm 4 ditë nga nisja e sezonit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, një pjesë e madhe e publikut shprehen të bindur se programi e ka që tani fituesin.
Sipas tyre, Gani Germia është banori që do të shpallet fitues në fund të edicionit të dytë të BBV Kosova, por pse dolën në këtë përfundim?
Sipas ndjekësve, të cilët e shprehin shpesh në komente, Gani Germia ka të njëjtën energji pozitive ashtu si Luiz Ejlli.
Ndjekësit shprehen se humori, vetbesimi dhe mënyra se si ai po e luan lojën, ngjason me atë të fituesit të “Big Brother VIP Albania”.
Më poshtë janë disa nga komentet e ndjekësve: