Ajo njihet si një nga ato personazhet publike pa komplekse dhe që gjithmonë shpreh atë që mendon pa filtra.
Është fjala për aktoren e njohur, Rudina Dembacaj, e cila nuk ngurron që të ndajë me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Madje Rudina herë pas here bën edhe bashkëbisedime virtuale me ndjekësit.
Së fundmi, ajo iu ka dhënë mundësinë atyre që t’i bëjnë pyetje të ndryshme, e sigurisht që ata janë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje për jetën personale.
Po jo vetëm kaq, pasi ndjekësit i kërkojnë edhe këshilla apo i bëjnë komplimente të ndryshme. Ndërkohë një ndjekës i tha se ‘i ka lënë gratë pa burra’.
“Oj Rudina i le gratë pa burra, kanë marrë guxim nga ty dhe vetëm po ndahen. Je yll”, i ka shkruar dikush.
Ndërkohë aktorja e njohur i është përgjigjur shumë shkurt: “Nuk mbarojnë burrat, ka prapë”.