Nisja e “BBVK” duket se ka qenë e vrullshme, teksa që në Prime-n e dytë të reality show-t, ka pasur debate si mes banorëve të shtëpisë, ashtu edhe mes banorëve dhe opinionistëve.
Një prej diksutimeve që ka tërhequr më shumë vëmendjes mbrëmjen e djeshme, ka qenë ai mes Shqipe Hysenaj dhe Anitës, me këtë të fundit që i ka dhënë disa këshilla, mes tyre “të mos flasë shumë” sepse përndryshe “do e humbasë luftën”.
Opinionistja ndër të tjera i ka thënë se nuk është më në ‘Trotuar’, por po luan me 20 personazhe e duhet t’i matë fjalët para se t’i shprehë:
‘Oj Shqipe, oj shpirt, nuk je në trotuar oj zemër, ke të bësh me 20 karaktere të ndryshme aty. Unë jetoj me një komandant lufte, ti po jeton me Azemin që është ka qenë edhe ushtar. Po e zgjat muhabetin mbi tre fjalë dhe me një fjali të përbërë plotësisht, ta dish se e ke humbur luftën”
Këshilla e Haradinajt vjen pasi Shqipja ka pasur debate pikërisht me Azaemin dhe diskutimi i tyre ka qenë një nga temat e mbrëmjes dje dhe gjatë këtyre ditëve të fundit.