Gjatë fundit të verës që lamë pas pati aludime për një rikthim mes Rina Balajt dhe ish-të dashurit të saj Sin Boy.
Këngëtarja ishte në Greqi dhe shkoi në një nga koncertet e reperit. Në rrjet qarkulluan disa video të artistes ku ndodhej në një nga koncertet e ish-partnerit, duke kërcyer dhe kënduar nga larg këngën e tyre ‘Gigi’.
Gjithsesi, Sin Boy thotë se mes tyre nuk ka asnjë rikthim. Në një intervistë të fundi ai ka deklaruar se ata mbeten miq, por asgjë më tepër.
“Shumë mirë i kemi marrëdhëniet. Bashkë nuk jemi, por respekte për të. I kemi shumë mirë marrëdhëniet. Kaq.”-tha ai.
Në një nga intervistat e saj, edhe Rina ka deklaruar se ata vazhdojnë të kenë marrëdhënie pune, edhe pse janë të ndarë.
“Jo nuk jemi bashkë. E them, unë dhe Sinboy vetëm punojmë bashkë. Nëse na shihni bashkë, ne kemi punë.”– u shpreh ajo.