Pas gjithë bujës, vëllai i Sara Hoxhës shton dyshimet për ndarjen e saj nga Ledri Vula (Foto)

Si mos të mjaftonin veprimet e Ledri Vulës dhe deklaratat e Sara Hoxhës, vëllai i kësaj të fundit ka shtuar akoma edhe më shumë dyshimet për një ndarje të çiftit.

Prej kohësh përflitet se çifti i njohur, Ledri Vula dhe Sara Hoxha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

E teksa ende nuk dihet se si qëndron e vërteta, vëllai i Sarës i ka shtuar akoma edhe më shumë dyshimet.

Një llogari në Instagram postoi një foto të çiftit, duke shkruajtur se njerëz të afërt kanë konfirmuar ndarjen e Ledrit dhe Sarës.

Pikërisht këtë postim e ka pëlqyer Kevin Hoxha, vëllai i Sarës, i cili ka befasuar jo pak.

A është ky një konfirmim i ndarjes? Apo thjesht Kevin ka pëlqyer videon pa e lexuar përshkrimin?