Ndarja e Olsi Bylykut dhe Egli Takos është kthyer sërish në vëmendje së fundmi në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka qenë e ftuar Fjorentina Halili, ish-banore e BB.
Ajo tregoi se shkak i ndarjes së çiftit mund të ketë qenë familja e Olsit, të cilën nuk e respektonin Eglin.
“Unë mendoj që mes Eglit dhe Olsit mund të ketë pasur ndonjë problem shumë të madh në familje, që mbase nuk e kanë respektuar Eglin dhe ka gjetur këto fjalë për t’a thënë. Pjesë e showbiz jemi, kur dalim jashtë edhe dëgjojmë. Njohim njerëz që mund t’i njohin ata dhe me të dëgjuar kanë thënë që edhe familja ka ndërhyrë pak.” – është shprehur Fjori.
Kujtojmë se këtë thashethem, Egli e ka mohuar disa kohë më parë e indinjuar, duke kërkuar gjithashtu që të mos përfshihen familjet në situata të tilla.