Kreu vetëvrasje pasi i tha se ska lekë ta mbajë, banorja e BBV në një rrëfim prekës për të dashurin

Banorja e BBV Kosova, Edona James ka bërë një rrëfim prekës për të dashurin e saj.

Ajo ka treguar para pjestarëve të tjerë të shtëpisë një periudhë sa të vështirë po aq edhe tronditës të jetës së saj.

Kur ishte 21 vjeçe, i dashuri i saj me të cilin kishin 2 vite të lidhur kishte kryer vetëvrasje. Siç tregon ajo, një ditë kur ishte kthyer nga puna, e ka gjetur atë të pajetë në shtëpinë ku ata banonin.

“Unë e lashë punën për tre muaj dhe s’kishim pare me ble sene, dhe i kam thënë, ti s’ke pare me më mbajtë mua. Fillova prapë punën, e kur u ktheva, ai kishte bërë vetëvrasje”, rrëfehet Edona.