E ftuar ditën e djeshme në “Mos i bjer me top” ka qenë nutricionistja Diola Dosti, e cila duket se nuk i është kursyer asnjë pyetje që i është bërë.
E pyetur se cili është politikani më seksi, ajo pa ngurruar ka treguar se sipas saj, politikani më seksi është Edi Rama.
Më tej ajo u shpreh duke thënë: “Unë jam sapioseksuale dhe për mua truri është i pari. Por edhe gjatësia, stili…”.
Ndërkohë Diola tregoi në emision për përkushtimin ndaj punës dhe fëmijëve të saj, ndërsa shtoi se vazhdon të jetë beqare, duke hedhur poshtë zërat se është në një lidhje me një reper të njohur shqiptar.