Diola Dosti dhe Nita Latifi krijuan një raport të ngushtë në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ e u duk se miqësia e tyre ishte shumë e forte.
Por, pas spektaklit, ato nuk u shfaqën më bashkë teksa para pak kohësh u hoqën edhe nga rrjetet sociale.
Ditën e djeshme, e ftuar në “E diell” në rubrikën “Mos i bjer me top”, Diola ka folur pikërisht për arsyen se pse nuk ndiqet më me Nitën në Instagram.
Shkak për këtë, sipas Diolës, u bë ftohtësia dhe indiferenca e Nitës.
“Unë kur jam në një raport edhe midis shoqeve, për mua nëse i them shoqe është familje dhe kur pash një lloj indiferencizmi thash okej nëse nuk marr si kundërpërgjigje atë investim emocional që unë kam bërë tek një person, atëherë pse duhet të jetë në rrethin tim shoqëror. Unë kam qenë ajo që kur kam dalë nga BBV, kam thënë se kam fituar një moter nga Kosova dhe unë ti them dikujt motër, një vajze që nuk ka motër është një fjalë shumë e madhe“, tha Diola.
Më tej, e pyetur nëse raportet e tyre mund të përmirësohen, ajo tha:
“Unë nuk jam kundër. Gjërat nuk i pres asnjëherë me thikë. Gjëja është që thjesht nuk mund të konsideroj më një njeri që nuk e ka kthyer atë investim emocional që kam bërë unë. Këto indiferencizma nuk i preferoj“, përfundoi Diola.