Nëse ka një banore që nuk u ‘shpërblye’ nga drejtuesit e “Top Channel” për atë çfarë ofroi në “Big Brother VIP Albania”, ajo është Efi Dhedhes.
Ndryshe nga pjesa më e madhe e konkurrentëve, të cilëve iu ofrua apo dha një vend në televizion, Efi nuk u pa asgjëkundi.
Madje, asaj iu premtua të ishte imazh i sezonit veror të Lori Caffe, por diçka e tillë nuk ndodhi, duke ngritur dyshime te publiku se mes tyre raportet janë prishur.
E pikërisht për këtë të fundit, një ndjekës ka pyetur Efin në Instagram.
“Pse drejtuesit e Topit nuk të ndjekin më në rrjetet sociale?“, shkroi ndjekësi.
“Faleminderit që ma the se nuk e dija”, ia ktheu ish-banorja e BBV.
Efi tregoi më tej se një nga arsyet se pse nuk po e shohim në ndonjë program është sepse nuk ka gjetur ende diçka që i përshtatet.