Ditën e sotme, reperi Unikkatil i reagoi Arbenitës pasi kjo e fundit publikoi në InstaStory mesazhet e shkëmbyera mes njëri-tjetrit.
Ndër të tjera, ai u shpreh se mesazhet janë montazhe nga modelja, duke i kërkuar më tej asaj që të vërtetojë se mesazhi ka qenë pikërisht nga llogaria e tij, e cila është e verifikuar me tick-un blu.
E duket se modelja ia plotësoi dëshirën reperit. Ajo postoi pikërisht atë çka Unikkatil kërkoi dhe krahas shkroi:
“Isha pa internet kur të ktheva përgjigje. Qëndro pas fjalëve tua, u more me vajzën e gabuar. Kontrollo veprimet e tua, nëse nuk do të kërkosh falje. Gjasme këndon për Shqipërinë dhe ul vajzat shqiptare. Mirupafshim djalosh”.
Mirëpo duket se Arbenita është penduar dhe ka vendosur ta fshijë postimin e saj.