Një tjetër talent në familjen Lipa! Vëllai i Duas në hapat e të motrës

Gjini, vëllai 17-vjeçar i Duas, ka krijuar këngën e tij të parë.

Në një postim në Instagram, ai ka publikuar një foto me firmën e tij, e para si producent.

Duket se familja Lipa është familja e talenteve. Dukagjin Lipa nga shumë mund të njihet si babai i Dua Lipës, por ai është marrë me muzikë që në moshë të hershme.

Dukagjini themeloi grupin “ODA” në vitet ’80, dhe ishte vokalisti i atij grupi që performonte muzikë të zhanrit ‘rock’.

Edhe Rina, motra e vogël e Duas është modele dhe aktore dhe ndër vite ka siguruar role të rëndësishme.

Dhe tani, i vogli i familjes ka hedhur rrënjët e para në muzikë, tek ka prodhuar këngën e tij të parë.