Në Tetorin Rozë, muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, psikiatria Vera Ora rrëfeu betejën e saj me këtë sëmundje.
Ajo tregoi që sëmundja e kancerit të gjirit e preku në moshën 39-vjeçare, dhe që për të ishte një periudhë mjaft e vështirë.
“Në atë kohë i kam pasur fëmijët e vegjël edhe s’kam punu, jam marrë me sëmundjen, me terapinë e cila ka qenë mjaft e gjatë e mjaft e mundimshme, e unë si femër kam qenë mjaft e prekur në shumë aspekte”, tregoi Ora në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime”.
Vera tregon që në atë kohë, kanceri nuk ka qenë shumë i përhapur te femrat më të reja, e që ajo nuk kishte ndonjë shenjë që kishte kancer, e për këtë, doktorët nuk i rekomanduan që ajo të bënte mamogram.
“Thashë diçka nuk është në rregull dhe më tha doktori je e re, nuk ke ndonjë shenjë të kancerit, nuk ndodh te moshat kaq të reja. Edhe i thashë e dua një mamogram. Pasi e bëra më thirrën urgjentisht dhe mjeku u ndi shumë keq, sepse thoshte që s’të kam ekzaminuar siç duhet. E unë në ato momente isha në një kaos mendor, nuk ia vura veshin dhe aty filloi ajo rutina, diagnoztikimi, tretmani, operimi, terapia”.
Ora rrëfen se njëra ndër shkaqet kryesore të sëmundjes së kancerit është edhe mënyra e të ushqyerit dhe mbi të gjitha stresi.