At Nikolla Xhufka ka qenë së fundmi i ftuar në “E diell” në rubrikën “Trotuar”.
Ai foli dhe për vendimin e Feros, i cili hoqi dorë nga muzika për t’iu bashkuar fesë.
Gazetari e pyet duke i thënë: “Çfarë mendimi keni për reperin Fero që hoqi dorë nga muzika dhe u bë mysliman i devotshëm?”
“Nga një ekstrem vajti në një ekstrem tjetër. Ai që dedikohet në një fe, edhe nga dashuria e madhe që ka për fenë, nuk mund të thotë kurrë ‘kush e shan Allahun ka punë me mua’, nuk mund të kërcënohen njerëzit. Ai mund të thojë, ‘kush e shan Islamin mund të vijë tek unë dhe ta bëj besimtar.
Besimtari ka dashuri, jo gangsterllëk”, tha At Nikolla.