Në nisje të spektaklit të sotëm, moderatorja Luana Vjollca zbuloi se kur do të jetë finalja e madhe e “Love Island Albania”.
Në 5 nëntor do të finalizohet ky reality show, me fituesin që do të marrë 50 mijë euro.
Ndërkohë sot, ishullorët mbetën pa fjalë kur në vilë hyri papritur Xhoana.
Publiku ka zgjedhur që të rikthejë në vilën e dashurisë Xhoanën. Sapo hyri në vilë, ajo u ul pranë Arlindit, ndërsa zemërimi në fytyrën e Uedës ishte i dukshëm.