Pjesa më e mirë e lidhjes? Ke dikë për të bërë gjëra! Një partner/e është aty për të provuar një restorant të ri, për të udhëtuar nëpër botë, për të ndarë mendime dhe ndjesi.
Megjithatë, të gjithë e dinë që në një moment, lidhja mund të bëhet paksa monotone, ndaj ja ku e ke një listë me aktivitetet që mund të bësh bashkë me partnerin/en.
Bëni ecje së bashku
Gatuani diçka të shijshme
Dekoroni shtëpinë për Halloween
Shihni një ndeshje bashkë
Mësoni një gjuhë të re
Bëni teste që zbulojnë më shumë për ju, karakterin dhe lidhjen
Meditoni, bëni yoga
Lexoni të njëjtin libër dhe në fund, ndani mendimet tuaja
Flisni për tema ku njëri partner ka shumë njohuri dhe tjetri jo dhe aq. Në këtë mënyrë, të dy mësoni diçka të re
Bëni një playlistë me këngë që ju kujtojnë njëri-tjetrin
Bëni një vepër arti dhe ekspozojeni në shtëpi
Planifikoni kostumin e Halloween-it