Irina Shayk dhe Tom Brady i kanë dhënë fund romancës mes tyre.
Ata nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Mediat vendase raportojnë se një burim i afërt me të dy ka konfirmuar se gjërat mes çifit kanë përfunduar, por nuk dihet se kur ata i kanë dhënë fund marrëdhënies.
Megjithatë, as Tom dhe as Irina nuk konfirmuan ndonjëherë zyrtarisht lidhjen e tyre, ndaj nuk priten deklarata as për ndarjen.