Mbrëmja e sotme në “Dancing with the stars” i ishte dedikuar filmit dhe kinemasë botërore.
Secili nga konkurrentët interpertuan performancat e tyre duke u bazuar në një film përkatës, ndërsa nuk munguan as incidentet.
Ina Kollcaku është konkurrentja e cila pësoi një incident në skenë teksa performonte në rolin e “Barbie”.
Në një moment gjatë kërcimit asaj i doli gjoksi, ama ajo nuk lejoi që ky moment ta huntonte por arriti ta përfundonte performancën me sukses.
Kërcimi i saj dedikuar figurës së gruas solli edhe shumë emocione, madje vetë Ina shpërtheu në lot në fund të performancës.